BallinaLajmeArrestohen pesë të dyshuar për veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’

Arrestohen pesë të dyshuar për veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftimit të dukurive kriminale, ka zhvilluar një hetim të cilin e ka realizuar Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Hetimi është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë. Gjatë hetimit është zbatuar urdhëresa e gjykatës për masa të fshehta të hetimit dhe zbulimit.

Me datën 24 maj 2017 janë arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘bashkëkryerje”.

Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuarit:

  • B. K.                viti i lindjes 1962                  m/sh/k
  • M. K.              viti i lindjes 1994                  m/sh/k
  • A. R.               viti i lindjes 1995                  m/sh/k

Kurse dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt:

  • A. B.                viti i lindjes 1989                  f/sh/k
  • N. H.               viti i lindjes 1999                  f/sh/k

Gjatë realizimit të këtij plani janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz