back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportDrenica i la pa fjalë të gjithë

Drenica i la pa fjalë të gjithë

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Drenica nga Skenderaj është në pozitë mjaft të mirë, më mirë se sa kanë menduar disa nga njohësit e futbollit. Skuadra kuqezi e mban vendin e shtatë me 40 pikë ose me 10 fitore, 10 barazime e 12 humbje një javë pa përfunduar Kampionatin i Kosovës. Disa kishin menduar se Drenica do ta ketë vështirë t’i ikë zonës së barazhit, por ia doli falë punës së madhe që bëri edhe trajneri Fadil Rama. Sulmuesi Granit Arifaj tha se është i kënaqur me ecurinë e ekipit dhe tash ndihet komod, pasi siguruan ekzistencën.  Disa mendoni se Drenica do të bjerë nga elita, por nuk ndodhi, si e shpjegoni?

“E kam thëne edhe më herët që Drenica ka një ekip shumë të mirë dhe për asnjë moment nuk do të rrezikon që të jetë në zonën e barazhit edhe ashtu ndodhi”, thotë Arifaj për gazetën kombëtare “bota sot”. Ai thotë se atmosfera është shumë e mirë në ekip: “Atmosfera në ekip ishte mjaft e mirë, luanim të gjithë për njëri-tjetrin, kështu që mendoj që kjo e bënte ekipin më të fortë”. A mendoni se keni realizuar qëllimet me ekipin e Drenicës? “Qëllimi jonë ishte që të përfundojmë kampionatin në mes tabelës, kështu pak a shumë edhe ashtu ndodhi”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz