Komuna e Skenderajt ka filluar ndërtimin e rrugës në fshatin Likoc të Skenderajt. Për të parë nga afër fillimin e punimeve në këtë rrugë, në Likoc ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorët e tij.
Z. Nura ka deklaruar se Komuna e Skenderajt është duke investuar fuqishëm në infrastrukturë në tërë territorin, e njejta gjë po ndodh edhe ne fshatin Likoc, në lagjet Veseli, Aliu dhe Feka.
Sipas z. Nura ndërtimi i rrugëve të lagjeve në fshatin Likoci ka qenë prioritet i Komunës së Skenderajt.
Komuna e Skenderajt në fshatin Likoc është në fazën përfundimitare të kompletimit të infrastrukturës rrugore, ndërkohë që komuna tashmë ka filluar hartimin e projektit të kanalizimit fekal për fshatrat e Bashkësisë Lokale të Likocit.



