back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeSkenderaj, Nura takon drejtorët e shkollave

Skenderaj, Nura takon drejtorët e shkollave

Të ngjajshme

Alban Krasniqi me vetëdije të plotë e nga zyret e KQZ-së e shkel betimin, tregon si të votohet VV-ja me postë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,...

Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen...

Thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe drejtori i DKA-së ka bashkëbiseduar sot me drejtorët e shkollave të Skenderajt.

Në takim u bisedua për përfundimin me sukses të vitit shkollor si dhe për rezultatet e arritura të shkollave gjatë vitit në procesin edukativo-arsimor.

Gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjet për Testin e Arritshmërisë dhe Testin e Maturës të cilave do tu nënshtohë nxënësit e klasave të 9-ta dhe ata të klasave të 12-ta.

Nënkryetari Nura i falenderoi të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave për punën dhe rezultatet që po tregojnë shkollat e Skenderajt në nivel vendi.

Ai po ashtu kelërkoi nga drejtorët që të vazhdojnë punën profesionale në ngritjen e mëtutjeshme të cilësisë në arsim, pasi kushtet për punë në shkolla janë shumë të mira dhe kuadri profesional i kualifikuar.

Drejtorët u zotuan për vazhdimin e përkushtimit për punë profesionale në menaxhimin cilësor të shkollave të Skenderajt.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz