Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Shaban Jashari” në Skenderaj sot kremtoi ditën e saj. Në këtë kremte morën pjesë nxënës, mësimdhës të kësaj shkolle, udhëheqës të Komunës së Skenderajt dhe prindër të shumtë.
Më këtë rast Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për sukseset e shkollës, duke kërkuar angazhimin e tyre maksimal në nxënien e dijes.
Z. Nura ka theksuar se nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle e kanë shembullin më të mirë për ta ndjekur në rrugën e dijes dhe dashurisë për vendin dhe ai është mësuesi e heroi Shaban Jashari, emrin e të cilit me krenari e mban kjo shkollë.
Ai po ashtu lavdëroi punën e nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit drejtues, duke i inkurajuar të gjithë që të punojnë në shërbim të së ardhmes së Skenderajt dhe Kosovës.
Para të pranishmëve, për historikun dhe rezultatet e shkollës “Shaban Jashari” foli edhe drejtori i shkollës Rushit Jeta.
Nxënësit, për të pranishmit kanë shfaqur edhe një program artistik të realizuar me mjeshtri dhe përkushtim. Përmes një video-dokumetari është prezentuar edhe puna e përditshme edukativo-arsimore që realizohet në këtë shkollë.
Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Shaban Jashari” është shkolla më e madhe në Skenderaj që numëron 1200 nxënës.