back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasFlet kandidati që po shet veturën për t’i hyrë garës për deputet...

Flet kandidati që po shet veturën për t’i hyrë garës për deputet (Video)

Të ngjajshme

Ukrainë: Prodhim i përbashkët armësh me SHBA-në dhe Gjermaninë

Kievi u ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje...

Antonio Rudiger pritet ti mungoj Realit për një kohë të gjatë

Futbollisti i Real Madridit, Antonio Rudiger gjatë stervitjes së...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Fushata zgjedhore është periudhë shumë e kushtueshme për njerëzit që i futen procesit zgjedhor. Të paktën kështu duket të jetë për Xhavit Drenorin nga Drenasi i cili ka vendosur që ta shesë veturën e tij në mënyrë që t’i hyjë garës për deputet.

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori, duket se nuk e kishte fatin që ta ngiste edhe shumë gjatë veturën e re.

Ndonëse ka pak kohë që e ka blerë, atij i duhet ta shesë veturën e ta përdorë atë të të atit.

Kjo për faktin se kandidimi si deputet, e ka gjetur atë të papërgatitur financiarisht, ndërsa fushatën zgjedhore mendon se mund ta kryejë me sukses vetëm nga shitja e saj.

“Kemi dashtë unë por edhe ekipa jonë t’iu tregojmë qytetarëve se edhe na jemi qytetarë si ata, thjeshtë është situatë që na vyn financa dhe financat nuk po dojmë me i marrë bash prej gjithkujt dhe kemi vendos për me u vetëfinancu për me shit veturën”, tha ai për KTV’në.

Drenori thotë se çmimi që i ka vënë veturës, do t’i ndihmojë sado pak për fushatën zgjedhore.

“Vetura ka një vlerë diku 7 mijë e 500 euro dhe unë besoj se nuk do të shpenzohen as ato mjete”, tha ai.

Drenori, që është në listë me Lëvizjen Vetëvendosje, ka treguar se tashmë ka të interesuar për ta blerë veturën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz