Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të rëniës së dëshmorit, Fejzullah Hajdaraj, kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë komunal ka bërë homazhe dhe ka nderuar me një minut nderim, pranë varrit të dëshmorit Fejzullah Hajdaraj në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri dhe ka vënë buqeta lulesh.
Ne përvjetorin e dëshmorit Fejzullah Hajdaraj, merrnin pjesë edhe shumë qytetarë e familjarë.