KF Feronikeli ka pësuar humbje në shtëpi nga KF Prishtina me rezultat 2-1.
Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët me golin e Khalid në minutën e 22-të.
Nikli barazoi në fund të pjesës së parë me golin e Maliqit nga pika e bardhë.
Golin e fitores Prishtina e realizoi në minutën e 62 me një goditje të fuqishmë të Mankedas.
Pas 31 xhirove Nikli renditet e katërta me 61 pikë, kurse Prishtina e dyta me 66 pikë./Drenicapress.info/