BallinaLajme"Fillimi i ri" në rrugët e Prishtinës

“Fillimi i ri” në rrugët e Prishtinës

Të ngjajshme

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, doli me një mesazh, ku u konfirmua se “Fillimi i ri”, do të jetë moto e kësaj partie në fushatën e zgjedhjeve, që u caktuan të mbahen më 11 qershor.

Në zgjedhjet e parakohshme fushata zgjedhore planifikohet të mbahet 10 ditë, afat ky që nuk ka filluar akoma, megjithatë “Fillimi i ri” është shfaqur nëpër rrugët e Prishtinës, me anë të billbordeve.

Ndonëse nuk bëhet fjalë për ndonjë thirrje publike dhe nuk ka numër të subjektit politik, por vetëm promovohet slogani partiak dhe kjo nuk përbën shkelje, si duket PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje janë më të përgatiturat për këto zgjedhje.

Më parë, Veseli i kishte realizuar edhe dy ture dëgjimore, një me qytetarë ku kishte dëgjuar për problemet e tyre dhe një tjetër me ekspertë, me të cilët kishte diskutuar rreth zgjidhjes së këtyre problemeve të qytetarëve.

Dje kreu i PDK-së kishte zhvilluar takime me sipërmarrës në shoqërinë e anëtares më të re të kësaj partie, Arbana Xharra.

Ndryshe, “Fillimi i ri” ishte slogani që u bë i njohur bashkë me Veselin, kur ai u vu në krye të PDK-së, pasi ish-lideri i saj, Hashim Thaçi, u zgjodh President.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz