BallinaLajmeKoalicioni Vetëvendosje-LDK del i pari në zgjedhje

Koalicioni Vetëvendosje-LDK del i pari në zgjedhje

Të ngjajshme

Ferizaj arrin fitore të madhe, e mposht Drenicën

Ferizaj ka arritur një fitore të madhe në luftën...

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Ditët e ardhme pritet të jenë vendimtare për partitë politike në vend. Ato do të vendosin se si do të paraqiten në zgjedhjet e 11 qershorit, të vetme apo në koalicion. Synimi për të dalë partia e parë në vend, mund të jetë arsyeja e një koalicioni të mundshëm LDK-Vetëvendosje.

“Ka koalicion për të dalë partia e parë, sepse kjo e krijon qeverinë dhe e ka mandatarin, e ka edhe kryetarin e Kuvendit, ashtu siç i ka tendencat LDK dhe Vetëvendosje, se atëherë është e sigurt që bëhesh subjekt i parë dhe që e dirigjon sistemin e ardhshëm të Qeverisë”, ka thënë për “Indeksonline” analisti Ramush Tahiri.

Për të kaluar pragun prej 5 %, në koalicion duhet të futen edhe partitë si Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Alternativa e regjistruar së fundmi nga Mimoza Kusari dhe Ilir Deda. Deri më tani, për të siguruar vendet për 6 deputetë, janë kujdesur AAK dhe Nisma për Kosovën, të cilët do të futen bashkë në listat zgjedhore.

“Sistemi zgjedhor tek ne është 5 %, d.m.th pragu prej 30-40 mijë vota. Ka parti që nuk i arrijnë këto vota dhe nuk arrijnë me i bë 6 deputetë. Tek ne ndodhë që i marrin 4 deputetë e gjysmë ose 3 deputetë e gjysmë dhe rrëzohet. Ato parti që ndihen në rrezik siç janë momentalisht AAK-Nisma që duan të hynë bashkë, AKR-ja nuk po e di cilës parti t`i bashkëngjitet, ALTERNATIVA duhet të shkojë patjetër me dikë sepse nuk ka kohë që me e marrë 5 %, ka mundësi që e ka por nuk e di meqë nuk është provuar asnjëherë, dhe kështu nuk e humb asnjë votë”, ka sqaruar Tahiri.

Tutje, ai ka thënë se partitë e majta mund të bashkohen me të majtat, si dhe të djathtat me të djathtat për ta rrëzuar një parti tjetër.

Kryesisht, Tahiri ka deklaruar se se në koalicione parazgjedhore shkojnë parti me programe të afërta njëra me tjetrën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz