Ministrja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar replikë pas fjalimit të kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili përmendi tri raste pse duhet të rrëzohet Qeveria aktuale.
Bajrami ka replikuar duke thënë: “Limaj keni qenë ministër ma herët, kur të ftoni deputetët dhe qytetarët m’u shpërbë Kuvendi dhe Qeveria dilni dhe tregoni rastin e homologimit, monopolin që s’mund ta shpërbëjmë as ne… Tjetra kur thoni se 85% janë të pakënaqur me punën e Qeverisë nuk e thatë sa janë të pakënaqur me punën e Kuvendit”.
“Rastin e homologimit e keni obligim t’ua shpjegoni qytetarëve të Kosovës”- ka përfunduar Bajrami. /Gazeta Express