back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmePengesat që e pamundësojnë votimin e demarkacionit para mocionit

Pengesat që e pamundësojnë votimin e demarkacionit para mocionit

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Partia Demokratike e Kosovës e ka të pamundur t’i krijoj rrethanat që Marrëveshja për Demarkacionin të futet në votim para mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Kjo për faktin se kërkohet një konsenues i gjerë politikë i cili në rrethanat e tanishme është pothuajse i paarritshëm, shkruan AktivPress

Së pari është kryeministri Isa Mustafa ai që duhet të pranoj ta thërras kabinetin e ministrave për ta votuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që më pas ta procedoj këtë dokument në Kuvend.

Pasi të ketë përfunduar mbledhja e Qeverisë, Mustafa duhet të kërkoj seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë që Kryesia e Kuvendit të shqyrtoj kërkesën e tij për ta caktuar kohën e mbajtjes së seancës.

Edhe sikur kjo pengesë të tejkalohet është opozita, ajo që nuk do të pranoj që demarkacioni të futet në votim para mocionit.

Kjo për dy arsye: e para se është kundër kësaj marrëveshje dhe është zotuar se do ta pengoj me çdo mjet, dhe e dyta për shkak se nuk beson në deputetët e koalicionit, se nëse futet në votim, kjo marrëveshje nuk kalon.

Lufta e madhe, megjithatë është duke u bërë mes partnerëve të koalicionit, Isa Mustafa e Kadri veseli.

Njëri ka marr pëlqimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë që demarkacioni të procedohet në Kuvend pas mocionit, tjetri thotë se është marr vesh me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit Hoyt Yee që demarkacioni të futet në votim para mocionit të mosbesimit.

Seanca është caktuar për orën 10:00./AktivPres

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz