Barcelona pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër gjatë kësaj vere.
Disa futbollistë nuk e kanë të sigurt të ardhmen në Barcelonë, pas paraqitjeve jo të mira këtë edicion në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Fati i tyre mund të përcaktohet në tre ndeshjet e fundit të këtij edicioni, ku Barcelona luan dy ndeshje në La Liga dhe një në finale të Copa del Reyt.
Këta janë futbollist që pritet të largohen: Cillesen, Jordi Alba, Jeremy Mathieu, Javier Mascherano, Denis Suarez, Arda Turan dhe Paco Alcaser.
