BallinaSportJoshua mund ta nokautonte edhe Klitschkon tjetër në fund të meçit, promovuesi...

Joshua mund ta nokautonte edhe Klitschkon tjetër në fund të meçit, promovuesi i duelit tregon si ndodhi ngjarja (Foto/Video)

Të ngjajshme

Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qetë, vëlla

Aktori i njohur, Jean-Claude Van Damme ka shprehur ngushëllime...

Dy përballje sot në elitën e basketbollit

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dueli ndërmjet Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos ishte një spektakël boksi, për të cilin do të flitet shumë gjatë. Mirëpo, pjesë e artikujve mediatikë këto ditë është bërë edhe Vitali Klitschko, vëllai i madh i boksierit ukrainas, i cili ka qenë po ashtu kampion bote në boks.

Në fund të përballjes ndërmjet Joshuas dhe Wladimirit, u krijua një kaos, por edhe për pak sa nuk ndodhi një përleshje ndërmjet britanikut dhe Vitalit, për faktin se ky i fundit kishte hyrë në ring dhe kishte ndërruar fjalë me Joshuan.

Shkëmbimi i fjalëve dhe shikimi luftarak ndërmjet Vitalit dhe Joshuas

Shumëkush e ka humbur këtë detaj, mirëpo disa fotografi të publikuara, shfaqin momentin kur Anthony Joshua dhe Vitali Klitschko duket sikur këmbejnë fjalë dhe shikime aspak miqësore.

Promovuesi i boksit, Eddie Hearn, tash ka treguar se zënka ndërmjet tyre kishte nisur përpara meçit, përcjell Telegrafi.

“Vitali kishte hyrë në zhveshtoren kundërshtare duke u përpjekur që ta shpërqendrojë. Pastaj, ai filloi t’ia ngulte sytë Joshuas në ring, ndërsa edhe Joshua filloi t’ia ngulte sytë atij. Kur Joshua është në ring, ai është i tmerrshëm. Jashtë ringut ëhstë një djalosh i këndshëm, por në ring…”.

Promovuesi i njohur thotë se gjithçka kishte filluar para meçit

 

“Vitali dhe Joshua për pak sa nuk u përleshën pas meçit. Joshua shkoi te Wladimiri për ta falënderuar, ndërsa Vitali i nevrikosur e shtyri. Anthony u nervozua pas këtij veprimi dhe është e çuditshme si nuk erdhi deri te përleshja”, ka deklaruar promovuesi i njërit prej dueleve më të mëdha të boksit në dekadën e fundit.

Megjithatë në fund ndodhi pajtimi

“Jam krenar me vëllanë tim, ishte dueli më i mirë në karrierën e tij. Fatkeqësisht, vetëm rezultati nuk ishte i mirë. Nuk është plakur, ishte më i mirë se kundërshtari 14 vjet më i ri se ai”, ishte shprehur Vitali Klitschko, i cili e ka përfunduar karrierën para pesë vitesh – ndërsa aktualisht është kryetar i komunës së Kievit.

Më poshtë, mund t’i rishikoni momentet nga dueli ndërmjet Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz