back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeStudentët përplasin aplikacionet e vizave tek hyrja e Kuvendit (Foto)

Studentët përplasin aplikacionet e vizave tek hyrja e Kuvendit (Foto)

Të ngjajshme

Po shtynte veturën, 18-vjeçari në Fushë-Krujë goditet për vdekje

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e...

Mbi 50 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë

Plot 51 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në...

Shahini: Është e lehtë të premtohet rritja e pagës me buxhet të huaj

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini...

Unioni i Studentëve të Kosovës sot kanë dalur në sheshet e Prishtinës për të mbajtur aktivitete me rastin e shënimit të Ditës së Evropës.

Ata në duar mbanin sllogane ”deri kur do të na mbani peng”, duke iu referuar mos liberalizimit të vizave ndaj qytetarëve të Kosovës.

Agron Mehmeti, kryetar i unionit ka thënë se studentët janë të izoluar andaj kanë marr 120 zarfe me aplikacione për të aplikuar për viza, raporton Periskopi.

Këto zarfe, ata do ua dërgojnë deputetëve që të shohin maltretimin e qytetarëve për të aplikuar për vizë.

”Zarfet nuk po na lejojnë m’i dorëzu brenda por do i lëmë tek hyrja që të arrijnë deri te deputetët”, ka thënë Mehmeti.

Përndryshe, sot të gjitha institucionet e Kosovës janë në pushim për nder të kësaj feste, ndërsa ambasadat e huaja në vend po punojnë ashtu sikurse edhe vendet e Bashkimit Evropian./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz