BallinaLajmeBlerta Deliu zbulon se çfarë ‘SMS’ kanë marrë nga Veseli deputetët e...

Blerta Deliu zbulon se çfarë ‘SMS’ kanë marrë nga Veseli deputetët e PDK-së

Të ngjajshme

Arrestohet personi që goditi gruan në Ferizaj

I dyshuari M.S. për rrahjen e një gruaje në...

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Ish-sekretari i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet...

Partia Demokratike e Kosovës u ka dërguar mesazhe telefonike deputetëve të saj, përmes të cilëve u kërkon që të qëndrojnë në Prishtinë në orët e mbrëmjes së sotme.

Mirëpo, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk janë njoftuar për ndonjë takim për sot, kurse nesër në mëngjes sipas saj, sigurisht se do të ketë një takim brenda PDK-së.

“Nuk na kanë informuar për ndonjë takim të mundshëm. Sigurisht se do të ketë diskutime për shkak të zhvillimeve të fundit, por për sot nuk është paraparë ndonjë takim, ndërsa nesër po”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra për lajmi.net

Ajo ka thënë se mesazhet që u janë dërguar deputetëve për të qëndruar sonte në Kosovë janë më tepër shenjë e kujdesit të partisë për përgjegjësitë që i ka.

“Kjo kërkesë për të qëndruar në Kosovë, mendoj se është më tepër kujdes për shkak të përgjegjësisë që e kemi nesër, pra për të qenë në Kuvend. Ndërsa nuk besoj se do të ketë ndonjë takim sot, pasi nuk jemi paralajmëruar për diçka të tillë”, ka shtuar Deliu-Kodra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz