back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeShumë qytetarë morën pjesë në marshin protestues “Stop vrasjeve, ne jemi...

Shumë qytetarë morën pjesë në marshin protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”

Të ngjajshme

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...
Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në marshin protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, i cili u mbajt në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, në shenjë proteste ndaj vrasjes së të riut mitrovicas Ermal Kamberaj natën e 5 majit.

Marshi protestues i cili është  organizuar nga shoqëria civile zgjati rreth një orë, e ku përveç qytetarëve të shumtë po marrin pjesë edhe shumë personalitete të publike, në mesin e tyre edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri. Këtij marshi protestues i janë bashkangjitur edhe familjarët e Ermalit, raporton Veriu.info.

Vrasjen e të riut e dënuan organizatorët e OJQ-ve, të cilët kërkuan që raste të tilla të mos përsëriten, e të cilët përmenden edhe sakrificën e dëshmorët të rënë për lirinë e Kosovës, të cilët u flijuan që ne sot të jetojmë në paqe.

Fjalin rasti mbajti edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili në emër të qytetarëve të Mitrovicës iu shpreh ngushllime familjes Kamberaj. “Lusim Zotin që Ermalin ta dërgoj në Parajsë, sepse ka qenë njeriu më i devotshëm në qytetin tonë. Është krenari sot që këtë dënim të dhunës e shoh te çdo familje e Mitrovicës. Ne si institucione i bëjmë thirrje policisë, hetuesisë dhe gjyqësisë që o sot o kurrë t’i ndalin këto krime të mallkuara”, tha kryetari Bahtiri, raporton Veriu.info.

Marshi u mbajt në shenjë revolte ndaj vrasjes së 24 vjeçarit, Ermal Kamberaj, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa i ndjeri ishte duke punuar./Veriu.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz