BallinaLajmeVarfëria në Skenderaj, kështu ndihmohen 50 familje skamnore nga kjo shoqatë (VIDEO)

Varfëria në Skenderaj, kështu ndihmohen 50 familje skamnore nga kjo shoqatë (VIDEO)

Të ngjajshme

SHBA miraton versionin e ri me dozë më të lartë të injeksioneve Wegovy për humbje peshe

Rregullatorët federalë të SHBA’së kanë miratuar të enjten një...

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

La Liga, krejt sytë te derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos

Këtë javë luhet xhiroja e 30-të në La Liga,...

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” ka shpërndarë ndihma ushqimore miell dhe batanie për 50 familje skamnore të Skenderajt.Pakot janë shpërndarë në Qendrën për Punë Sociale në Skenderaj, ndërsa lista e përfituesve është hartuar nga ky institucion, i cili ka falenderuar “Jetimat e Ballkanit”, transmeton Drenica Press.

Më rastin e shpërndarjes së këtyre ndihmave drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj Enver Gashi, në emër të Komunës së Skenderajt e ka falenderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën e dhënë familjeve skamnore. Ai theksoi se kjo nuk është hera e parë që kjo shoqatë ndihmon në projekte humanitare gjë për të cilën institucionet lokale janë falenderuese, njofton InfoKomuna.

Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” u shpreh i kënaqur që po arrijnë të ndihmojnë familjet në nevojë të Skenderajt, që është mision i kësaj shoqate. Ai po ashtu theksoi edhe gatishmërinë që ka treguar QPS në Skenderaj për të realizuar shpërndarjen e pakove për familjet nevojtare.

50 pakot ushqimore i kanë marrë 50 familjet nevojtare të Skendajt të përzgjedhura nga QPS-ja në Skenderaj. Këto familje janë përfituese të asistencës sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz