BallinaRegjionaleMitrovicëU vra mbrëmë, i jepet lamtumira e fundit të riut nga Mitrovica

U vra mbrëmë, i jepet lamtumira e fundit të riut nga Mitrovica

Të ngjajshme

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Brajani i pandalshëm pë ”Bajram”, shënon golin e dytë (VIDEO)

Brajan Gruda ka shënuar golin e dytë personal sonte. Futbollisti...

Ka nisur ceremonia e varrimit të 24-vjeçarit, Ermal Kamberaj.

Djali nga Shipoli i Mitrovicës mbeti i vrarë mbrëmë pas disa të shtënave me armë zjarri në njërën prej kafiterive të këtij qyteti, njofton Klan Kosova.

Varrimi i tij po bëhet në varrezat e fshatit Shipol, ku shihet edhe një numër i madh njerëzish për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut që nuk mundi t’ju bëjë ballë plagëve.

Sipas policisë, dorasi është ende në arrati, ndërkaq organet e hetuesisë janë duke u merr me rastin vazhdimisht.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i tha Klan Kosovës, se një armë dhe tri gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes, dhe shtoi se ende nuk dihen motivet e vrasjes.

I ndjeri Ermal Kamberaj ishte menaxher i lokalit ku edhe u vra, njofton Klan Kosova.




Babai dhe nëna e Ermalit, duke ia dhënë lamtumirën e fundit djalit të tyre.


klankosova.tv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz