back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasFillon kompletimi i dokumentacionit për ndërtimin e largpërçuesit në Drenas

Fillon kompletimi i dokumentacionit për ndërtimin e largpërçuesit në Drenas

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë ka pritur në takim, drejtorin për menaxhinin e projekteve në KOSTT, Ilir Shala dhe menaxherin e projekteve Alban Imeri, me të cilët ka biseduar për fazën e implementimit të projektit për ndërtimin e largpërçuesit 220kv/110kv, projekt ky i cili kap vlerën prej 7.4 milion euro.

Në këtë takim, janë dakorduar që faza e parë e implementimit të këtij projekti të kompletohet me dokumentacionin e pronave në zonat kadastrale në Drenas, përkatësisht nga qendra ekzistuese e trafostacionit, pastaj në drejtim të fshatit Shtrubullovë dhe kyçja në largpërçuesin në fshatin Krajkovë.

Kryetari Lladrovci ka përkrahur këtë projekt dhe ka thënë se do të krijojnë lehtësira në kompletimin e dokumenatacioneve të nevojshme për zonat kadastrale ku kalon projekti. Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e KOSTT-it për përkushtimin e finalizimit të këtij projekti dhe ka vlerësuar se projekti do të jetë në interes të zhvillimit ekonomik të Komunës së Drenasit.

Ndryshe ky projekt financohet nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH) dhe është loto e 3-të e largpërçuesit të ri 220kv/110kv deri në kyçjen egzistuese në fshatin Krajkovë, dhe vlera e tij është prej 7.4 milion euro.

Qendra transformatorike do të ndërtohet me tipin GIS (tipi më i ri i qendrave transformatorike), me dy transformatorët e fuqisë 220kv/110kv ne gjatësi prej 4 kilometra.

Projekti do të fillojë gjatë këtij viti, konkretisht në muajin korrik dhe finalizimi i tij do të behët brenda 24 muajve. Kompenzimi i pronave do të behët nga Ministria e Financave, kurse dokumentacionet e nevojshme merren në Komunë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz