back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeS’ka më Zyrë të Prokurorit Disiplinor

S’ka më Zyrë të Prokurorit Disiplinor

Të ngjajshme

Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar një diskutim me gazetarë për të paraqitur versionin final të Projektligjit për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Robert Muharremaj, nga kabineti i ministres, ka sqaruar se me këtë projektligj nuk do të ketë më Zyrë të Prokurorit Disiplinor, por këtë përgjegjësi do ta kenë Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës.

Këto organizma duhet të krijojnë panele prej tre gjyqtarësh apo prokurorësh për të hetuar rastet në të cilat dyshohet të ketë pasur shkelje.

Ai më tutje ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë nuk do të ketë kompetencë për hetim, por vetëm për inicim të rasteve, nëse ky dikaster qeveritar pranon ankesa.  Të njëjtën kompetencë do ta ketë edhe Avokati i Popullit.

Nga ana tjetër, palët ankesat e tyre do t’i praraqesin tek kryetarët e gjykatave, apo kryeprokurorët, të cilët janë të obliguar që këto pastaj t’i përcjellin në instacën tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz