back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeSi do të ndikojë kthimi i Haradinajt në Kosovë - çfarë thotë...

Si do të ndikojë kthimi i Haradinajt në Kosovë – çfarë thotë Hashim Thaçi

Të ngjajshme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Beta”, ka thënë se Serbia po e përdor “Shqipërinë e Madhe” për legjitimimin e “Serbisë së Madhe”.

Kjo është një fantazmë që Serbia e mban gjallë dhe e ushqen për shkak se i shërben interesit të saj për legjitimimin e Serbisë së madhe, e cila tani funksionon nën hundët e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Ai ka folur edhe për lirimin e Ramush Haradinajt duke thënë se lirimi i Haradinajt është një konfirmim tjetër i luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ditë më parë nga Franca u lirua ish-kryeministri Haradinaj. Çka do të thotë kjo për Kosovën?

Thaçi: Lirimi i Haradinajt është një konfirmim tjetër i luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova ka fituar lirinë dhe është çliruar nga regjimi gjenocidal i Serbisë në qershor të vitit 1999. Serbia nuk është përgjegjëse për Kosovën dhe nuk është kompetente për të ndjekur penalisht qytetarët e Kosovës. Për më tepër, është edhe konfirmim se propaganda e Serbisë nuk gëzon besim të ndërkombëtarëve. Kjo është dëshmuar shumë herë deri më tash.

A mund të ndodhë që lirimi i Haradinajt të ashpërsojë edhe më tej raportet Kosovë-Serbi dhe të ndikojë në procesin e negociatave në mes të dy vendeve, të cilat momentalisht janë ndërprerë?

Thaçi: Kthimi i z. Hardinaj mund të ndikojë vetëm pozitivisht në procesin e dialogut. Dialogu nuk ka alternativë. Këtë e kemi thënë disa herë. Kosova, liderët e saj, institucionet e Kosovës, kanë qenë gjithmonë konstruktive dhe bashkëpunuese me drejtësinë ndërkombëtare. Kjo e forcon edhe pozicionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, por edhe në vetë dialogun. Serbia duhet të përkushtohet sinqerisht në dialogun me Kosovën, sepse alternativë tjetër nuk ka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz