back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeZgjedhjet e parakohshme më 11 ose 18 qershor

Zgjedhjet e parakohshme më 11 ose 18 qershor

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa po numëron ditët e fundit të saj. Kjo për faktin se në qershor më shumë mundësi vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Burime të ‘Indeksonline’, brenda partive në pushtet bëjnë me dije se vendi sigurt po rrëshqet drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas këtij burimi janë, vetëm dy data në dispozicion kur do të mund të organizoheheshin zgjedhjet. 11 qershori ose 18 qershori.

Arsyeja e shkuarjes se vendit në zgjedhje është mosefikasiteti i institucioneve dhe pamundësia për të marrë vendime të mëdha.

“Edhe pse koalicioni është shumë i madh, Qeveria nuk ka arritur të marrë vendime të cilat do t’ua përmirësonin jetën qytetarëve të vendit. Qeveria nuk ka arrite t’u japë epilog temave si: demarkacioni, ushtria dhe asociacioni. Pra, mosefikasiteti do të jetë arsyeja pse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë një burim brenda partive në pushtet në kushte anonimiteti.

Edhe KQZ është deklaruar e gatshme për organizimin e zgjedhjeve, ndonëse e pranojnë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme mbetet sfidë.

Zgjedhjet e parakohshme më së shumti po i kundërshton partia e Isa Mustafës, e cila për herë të parë po udhëheq me ekzekutivin.

E, kreu i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli ka thënë se nëse nuk merren vendime të mëdha, atëherë duhet shikuar opsioni i zgjedhjeve, të cilat, sipas tij, duhet të ndodhin me marrëveshje mes spektrit politikë.

Në anën tjetër, partitë opozitare janë në kërkim të zgjedhjeve tash e dy vite.

Ndryshe, Qeveria Mustafa ishte votuar në dhjetor të vitit 2014. Asnjë qeveri deri më tani pas shpalljes se pavarësisë nuk ka arritur ta çojë mandatin deri në fund.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz