back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSindikalistët tregojnë se pse do të protestojnë nesër

Sindikalistët tregojnë se pse do të protestojnë nesër

Të ngjajshme

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika...

Paris Guri i përgjigjet Faton Pecit: Mezi po e pres përballjen me ty në gjykatë

Padia e LDK-së ndaj Faton Pecit lidhur në procesin...

Zanetti: Pa penalltinë e Liverpoolit, Interi sot do të ishte në 1/8-at

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar shortin e...

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

Sindikatat në Kosovë do të protestojnë në ditën e punëtorëve.

Sindikata e Sektorit Privat ka paralajmëruar protestë më 1 Maj, nga ora 10, raporton KTV.

I pari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë se arsyet e kësaj proteste janë të shumta, duke filluar nga vdekjet në vendet e punës, vonesat në pagë dhe trajtimi jo i mirë i punëtorëve.

Ai vlerëson se Kosova ka ligje të drejta, por të cilat nuk zbatohen, për çka ai fajtor e bën Qeverinë.

Azemi shton se fakti se as 20% Ligjit të Punës nuk zbatohet në sektorin privat, tregon se fuqia punëtore po trajtohet jo mirë.

Paga minimale në këtë sektor, duke filluar nga 120 euro, sipas tij, po bën që punëtorët mezi të mbijetojnë.

Ndërsa shton se kjo gjendje mund të bëjë që liberalizimi i vizave të rrisë shkallën e largimit të fuqisë punëtore nga vendi, pasi sipas tij, edhe pa liberalizim kjo veç ka filluar të ndodhë.

Ndërkaq, protesta ka paralajmëruar edhe BSPK-ja, e cila do jetë përkrah punëtorëve të KEK-ut në protestën e 1 majit.

Kjo sindikatë, dy ditë më parë veç ka filluar fushatën njëmujore për rëndësinë e implementimit të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Sejdiu ka shtuar se me marrëveshjen për Stabilizim Asociim, Kosova është e obliguar që të bëjë harmonizimin e ligjeve të saj me ato të BE-së.

Ndërsa nuk ka mohuar mundësinë e mbajtjes së protestave të tjera, në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Të Fundit

Sport

ShowBiz