back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Ata që harrojnë u përsëritet historia

Haradinaj: Ata që harrojnë u përsëritet historia

Të ngjajshme

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar të shtunën se amanetet e dëshmorëve na obligojnë që të tregohemi të pa kompromis në mbrojtjen e shtetit dhe se vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia.

Ai në rrjetin Facebook shkruan pas homazheve të bëra në Prekaz, se sakrifica e heronjve të Kosovës për lirinë dhe vendin përcakton rrugën tonë për të ecur përpara.

“Janë amanetet e tyre që na obligojnë të jemi të pa kompromis në mbrojtje të shtetit e të vlerave tona. Është sakrifica e tyre për lirinë dhe për vendin, që e përcakton rrugën tonë se si duhet të ecim tutje! Nderim te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ne Kompleksin memorial të Heroit legjendar, Adem Jashari, te lapidari i Heroit Zahir Pajaziti, në Mejën e dhimbjes dhe të krenarisë dhe së fundi në kompleksin e bashkëluftëtarëve të mi, në Gllagjan”, ka thënë Haradinaj.

“Vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia! Herojt e lirisë gjithmonë do të jenë, amaneti ynë që nuk falet”, ka shtuar më tej.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz