back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme"Do përkrah çdo marrëveshje për prishje të koalicionit PDK-LDK"

“Do përkrah çdo marrëveshje për prishje të koalicionit PDK-LDK”

Të ngjajshme

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...
Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka iniciuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë, kjo nismë nuk është ka gjetur përkrahjen vetëm nga deputete e opozitë.

Mocioni i mosbesimit të Qeverisë po gjen mbështetje dhe nga disa deputetë të partive në pushtet përfshirë partnerët e koalicionit PDK-LDK.

Të martën, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja deklaroi për lajmi.net, se koalicioni qeverisës duhet të prishet në mënyrë që tu hapet rruga zgjedhjeve dhe proceseve të domosdoshme për Kosovën.

Sipas tij, demarkacioni do të përdoret vetëm si shkas për të shkuar në zgjedhje, pasi ka shumë arsye tjera.

“Realisht demarkacioni do të jetë një nga shkaqet që do ta çojë vendin në zgjedhje, pasi zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen për shumë arsye tjera. Por kjo do të përdoret si shkas”, ka thënë deputeti Buja.

Ndërsa, deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani, në një prononcim për lajmi.net, tha se ai do ta përkrah çdo marrëveshje që vije në Kuvend për prishje të koalicionit.

“Kush do që e bie ndonjë marrëveshje për prishje të koalicionit do e mbështes për të prishë koalicionin”, ka thënë Hasani.  /Lajmi.net/

Nait Hasani

Të Fundit

Sport

ShowBiz