BallinaRegjionaleDrenasFillojnë punimet për realizimin e disa projekteve në fshatra të Drenasit

Fillojnë punimet për realizimin e disa projekteve në fshatra të Drenasit

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

 

Ne kuadër të projekteve infrastrukturore të Komunës së Drenasit për vitin 2017, kanë filluar punimet për realizimin e tyre në disa lokalitete për të përmirësuar jetesën e qytetarëve tanë. Me këtë rast, drejtori i Urbanizmit i poasemëruar, Idriz Hysenaj, ka inspektuar për së afërmi të gjitha vendet ku janë duke u kryer punimet së bashku me stafin e drejtorisë.

Punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Çikatovë e Vjetër kanë filluar këtë javë, projekt ky i cili është tre vjeçar, pastaj punimet për realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës janë duke vazhduar edhe në fshatin Gllanasellë, përkatësisht në lagjën Kurrumeli dhe Lladrovci dhe në fshatin Dobroshec, përkatësisht në lagjen Shehu, Ademi dhe Hajdari.

Po ashtu projektet për asfaltimin e rrugës kanë filluar edhe në fshatin Abri e Epërme, përkatësisht në lagjen Hajdari dhe Hysenaj, kurse rruga që lidhë Abrin me fshatin Likoc është në fazën përfundimtare, që po ashtu në fazën përfundimtare është edhe asfaltimi i rrugës, Drenas-Gradicë.

Ndërsa në fshatin Nekoc dhe Zabel i Epërm, kanë filluar punimet për realizimin e projektit në shtrirjen e kanalizimit në këto dy fshatra, kurse në fshatin Korroticë e Ulët dhe Poklek i Vjetër, janë duke vazhduar punimet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz