back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBujqësiVazhdon përkrahja e fermerëve nga Komuna e Mitrovicës (foto)

Vazhdon përkrahja e fermerëve nga Komuna e Mitrovicës (foto)

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka shpërndarë 140 thasë me farë misri dhe 14.000 kg plehë artificial. Numri i përgjithshëm përfitues janë 111 përfitues .Sipërfaqëja e përgjithshme që do të mbjellet në Komunën e Mitrovicës , pritet të jetë 70 hektarë.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, tha se Komuna këtë vit ka fondin për këtë qëllim prej rreth 12% më tepër se sa në vitin e kaluar.

“Bujqësia është një nga shtyllat kryesore zhvillimore në këtë komunë. Aktualisht për sektorin e bujqësisë kemi 116,500.63 mijë euro për mbështetje të fermerëve, ndërkaq me rishikim synojmë të rrisim shumën”, tha Bahtiri.

Drejtori i Bujqësisë, Nasuf Aliu, tha se kjo është vetëm një nismë, ndërkaq në të ardhmen në bashkëpunim me partnerët tjerë, mendojmë të rrisim shumën e fondeve.

“Në të ardhmen synojmë të rrisim fondet e përbashkëta me partnerët, në përfitim të fermerëve tanë dhe në këtë mënyrë dëshirojmë që toka bujqësore në komunën tonë të jetë e punueshme. Për këtë vit në Komunën e Mitrovicës planifikohet të mbjellën rreth 1,020 hektar me misër dhe na gëzon fakti që kemi trende të rritjes në çdo sektorë”, theksoj Aliu.

Fermerët e kanë mirëpritur këtë ndihmë nga Komuna, duke vlerësuar se përveç ndihmesës, kjo do të jetë edhe motiv shtesë që bujqit t’i punojnë tokat bujqësore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz