BallinaRegjionaleVetura përplaset për një autobus në Vushtrri, ka edhe të lënduar (Foto)

Vetura përplaset për një autobus në Vushtrri, ka edhe të lënduar (Foto)

Të ngjajshme

Bedri Hamza sërish kandidat për kryeministër

Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Bedri Hamza do të...

Motorola rikthen Razr me çmime konkurruese

Motorola ka prezantuar tre modele të reja të linjës...

Gjatë orëve të pasdites së ditës së sotme (e premte) ka ndodhur një aksident në fshatin Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë.

Mediat kanë shkruar se bëhet fjalë për një veturë e cila është përplasur për një minibus.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga aksidenti i shkaktuar kanë pësuar lëndime trupore, 15 persona.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në fshatin Akrashticë të komunës së Vushtrrisë.

“Një veturë është përplasur me një minibus, të cilin e ka nxjerr nga rruga kryesore. 15 persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Qendrën Spitalore të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.

Fotografia kryesore: ILUSTRIM

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz