back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaSportJames te Unitedi, i ofrohet fanella e Rooneyt me numër 10

James te Unitedi, i ofrohet fanella e Rooneyt me numër 10

Të ngjajshme

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses...

Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri: Kemi bërë partneritet me platformën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit...

James Rodriguez mund të jetë ‘boom-i’ i afatit kalimtar veror.

Mesfushori kolumbian nuk po kalon ditët më të mira te Real Madrid, pasi edhe pse po shënon gola, Zinedine Zidane nuk po i jep kohën e mjaftueshme për të luajtur.

Kjo situatë ka bërë që Rodriguez të mendoj seriozisht largimin nga “Mbretërit” dhe të transferohet tek një skuadër tjetër e madhe, pasi ka shumë të interesuara për të.

Sipas mediumit spanjoll “Don Balon”, ish-mesfushori i Monacos është gati për një lëvizje të verës tek gjiganti anglez, Manchester United.

Mediat spanjolle publikojnë se Jose Mourinho e dëshiron Rodriguezin në skuadër si zëvendësim ideal të kapitenit, Wayne Rooney, i cili me gjasë do ta lë Old Traffordin në verë.

Përveç kësaj, mediat theksojnë gjithashtu se për kolumbianin do të jetë gati edhe fanella me numër 10 dhe ky do të jetë një motiv shtesë për futbollistin.

Çmimi i Rodriguezit besohet të jetë rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz