back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeThaçi: Serbia, qendër e të gjitha problemeve

Thaçi: Serbia, qendër e të gjitha problemeve

Të ngjajshme

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

“Hesht” Stamford Bridge, West Hami në epërsi

West Ham United ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Zyrtare: Delegatët nuk ia pranojnë dorëheqjen, Abdixhiku vazhdon drejtimin e LDK-së

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar...

Presidenti i Kosovës ka thënë  se Kosova është një shtet i pavarur dhe secili shtet sovran ka një ushtri.

Ai në një intervistë për televizionin publik zviceran (SRF) ka thënë poashtu se vendi ka pritur shumë rreth kësaj çështjeje dhe tani ka ardhur koha që kjo të ndodhë.

Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për rolin destruktiv të Serbisë, e cila është shndërruar në epiqendër të destabilitit në Ballkan, transmeton Klan Kosova.

“Serbia është qendra e problemeve që inicion konflikte të panevojshme me të gjitha shtetet e rajonit dhe fqinjët e saj”, ka thënë Thaçi, duke shtuar Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor dhe mban përgjegjësinë për gjenocid në Bosnje, Kosovë dhe shtete të tjera.

Ai ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel duke thënë se ai nuk ka alternativë.

Sipas tij,  dialogu duhet të udhëhiqet nga njerëzit që kanë një mandat, të cilët marrin përgjegjësi dhe që kanë besimin nga qytetarët.

“Unë besoj në angazhimin aktiv dhe në të gjitha anët dhe ne duhet të përpiqemi të mbyllim më shpejt çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë. Unë jam kundër zvarritjes së procesit dhe që nuk përfundon kurrë”, ka shtuar ai.

Thaçi ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke thënë se Zvicra.

Të Fundit

Sport

ShowBiz