BallinaDrenica +Drenica SportTurneun memorial në futboll ‘’Ilaz Kodra”e fiton KF Trepça

Turneun memorial në futboll ‘’Ilaz Kodra”e fiton KF Trepça

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është mbajtur në Skenderaj turneu tradicional memorialnë futboll për junior “Ilaz Kodra”. Organizatorët e turneut këtë vit bashkë me pjesmarrësit dhe familjarët kanë bërë homazhe në pranë shtatorës së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Skenderaj, më pas për të nderuar veprën e heroit dhe komandantit Ilaz Kodra kanë vendosur lule pranë varrit të tij në Polac si dhe kanë vizituar kullën muze të Ilaz Kodrës në Prekaz.

Në hapje të këtij turneu drejtori i DKRS-së në Skenderaj Hajriz Koci ju ka dëshiruar mirëseardhje ekipeve pjesmarrëse, ndërsa më pas ka folur për rëndësinë që ka përkujtimi I dëshmorëve dhe hernjëve me aktivitetet sportive. Ai ka lavdëruar veprimtarinë patriotike të heroit Ilaz Kodra, me theks të veçantë kontriburin e tij si njëri ndër themeluesit e UÇK-së dhe si bashkëpunëtor i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Këtë vit turneu Ilaz Kodra është organizuar si garë në mes të juniorëve të klubeve pjesëmarrëse, ndërsa trofeun e më të mirit e fituan juniorët e KF Trepça nga Mitrovica. Fituesve organizatorët dhe familjarët e Familjes Kodra ju ndan kupa dhe medalje.

Turneu tradicional memorial “Ilaz Kodra” u organizua me rastin e shënimit të 18-vjetorit të rënies së komandantit Ilaz Kodra. Në edicionin e këtij viti në turneu kanë marrë pjesë: KF Ramiz Sadiku nga Prishtina, KF Drenica (juniorët), KF Trepça nga Mitrovica dhe KF Drenica (kadetët).

Displaying IMG_5023.JPG

Displaying IMG_5016.JPG

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz