back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci n’kishë, dëgjon muzikë klasike (foto)

Ramiz Lladrovci n’kishë, dëgjon muzikë klasike (foto)

Të ngjajshme

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Në kishën e Shën Abrahamit në Llapushnik të Komunës së Drenasit, ka përfunduar koncerti i muzikës klasike, event ky i organizuar nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Ipeshkvinë e Kosovës. Në këtë koncert të muzikës klasike, merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari i Komunës, Gani Syla, drejtor të drejtorive komunale, deputet të Kuvendit të Kosovës, ambasador të ambasadave në Republikën e Kosovës, imzot Dod Gjergji e Don Lush Gjergji dhe shumë qytetarë të tjerë. Ndërsa në koncertin e muzikës klasike merrnin pjesë, Lule Elezi, pianiste, Antonio Gashi, violonçelist dhe Adelina Paloja, soprano.

Fillimisht, kryetari Lladrovci, uroj qytetarët e Kosovës dhe familjarët për kthimin e Ramush Haradinajt duke thënë se është një kthim shumë i vonuar, dhe ndalim plotësisht jo ligjor, mbi baza të aktakuzës së Serbisë që kreu krime në Kosovë. Pastaj kryetari Lladrovci ka përshëndetur të pranishmit duke thënë se Komuna së bashku me Ipeshkvinë e Kosovës, ka organizuar këtë koncert të muzikës klasike që pasqyron më së miri kulturën dhe traditën tonë shekullore. “Komuna e Drenasit do të jetë në vazhdimësi për ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare në vend, Ky event sot, dëshmon më së miri, se ne Drenas ekziston një frymë tolerante, kulturore e fetare”, ka thënë kryetari Lladrovci.

 

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz