back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaBotëUshtria e Kim'it e gatshme për luftë (Foto)

Ushtria e Kim’it e gatshme për luftë (Foto)

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Ushtria e Kim Jong-un tregon se është përgatitur për luftë, teksa qëllojnë me predha në drejtim të detit me tanke e kundërajrorë për të “ngacmuar” anijet luftarake armike, këtë të martë.

Qindra tanke janë rreshtuar përgjatë bregdetit për të treguar forcën ushtarake në një spektakël të organizuar në 85 vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore.

Kim Jong-un ka përshëndetur ushtrinë teksa ndiqte këtë përgatitje ushtarake, e cila përfshinte lëshimin e mbi 300 predhave nga tanket dhe kundërajrorët, por edhe silurë të lëshuara nga nëndetëset, transmeton tch.

85-vjetori i formimit të ushtrisë së Koresë së Veriut nuk është thjesht një ditë për të treguar forcën ushtarake, por edhe një ditë feste në shtetin diktatorial

Ndërkohë që anija luftarake amerikane “Carl Vinson” i është drejtuar gadishullit korean, për t’iu bashkuar stërvitjes së përbashkët me Korenë e Jugut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz