back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeThaçi godet Hahn'in, thotë se deklaratat e tij janë të nxitura nga...

Thaçi godet Hahn’in, thotë se deklaratat e tij janë të nxitura nga Serbia

Të ngjajshme

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Presidenti Hashim Thaçi po akuzon BE’në se ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për Kosovën.

Sipas Thaçit, deklarimet e fundit të komisionarit europian për zgjerim Johanes Hahn, janë të nxitura nga Serbia.

Ky është reagimi i Presidenti Hashim Thaçi: 

Komisioneri Hahn i prekur nga shqetësimet e Serbisë, paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Për më tepër, ai paska shtuar se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me deklarata të tilla. Fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tash, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

Kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t’ia dijë fare. Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000.

Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së.

Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë.

Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz