BallinaLajmeAAK: Po e presim Ramushin, shteti ta kryej punën e vet

AAK: Po e presim Ramushin, shteti ta kryej punën e vet

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një mbledhje të mbajtur para pak çastesh, ka diskutuar rreth organizimit të pritjes së Kryetarit Ramush Haradinaj, i cili tash e pothuaj 4 muaj po përballet me një kërkesë për ekstradim në Serbi, që për bazë ka një fletarrest të Serbisë të vitit 2004.

Anëtarët e AAK-së, janë shprehur të bindur se Ramush Haradinaj do të lihet i lirë me 27 të këtij muaj, por pavarësisht kësaj ata edhe njëherë u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e mbetura diplomatike e ligjore, që ky proces i padrejtë të përfundojë pa asnjë vonesë, thuhet në komunikatën e dërguar, njofton Klan Kosova.

Kryesia e gjerë e AAK-së, njëkohësisht u ka bërë apel autoriteteve franceze të drejtësisë, që të zbatojnë parimin universal të drejtësisë, dhe të mos i konsiderojnë kërkesat politike të Serbisë ndaj zotit Haradinaj, i cili tashmë i ka kryer obligimet e tij ndaj drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz