back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleNjë delegacion nga Suedia po qëndon në Vushtrri

Një delegacion nga Suedia po qëndon në Vushtrri

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Nje delegacion nga komuna Växjö e Suedisë nga sot po qëndron në Komunën e Vushtrrisë.Delegacioni suedez u prit nga Arta Haxhaj, drejtoreshë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Musaj Terbunja,drejtor i Arsimit, kurse në takimin e përbashkët në mes të dy grupeve punuese u tha se kjo vizitë ka për qëllim shkëmbimi i përvojave rreth krijimit të ndërmarrjeve sociale nga dy komunat partnere përmes të cilave projekti do të arrijë aftësitë më të mëdha në shërbim të qytetarëve .Këtë delegacion e përshëndeti edhe kryetari Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku,i cili i njohu rreth qytetit të Vushtrrisë, popullsisë, punësimit, fushave të caktuara si arsimi, shëndetësia, infrastruktura e gjithcka që lidhet me zhvillimin e komunës .


Kryetari Mulaku, falenderoi të gjithë anëtarët e komunës së Växjö për ardhjen e tyre në Vushtrri. Ai tha se ne si komunë së bashku me komunën Växjö, duhet të shkëmbejmë përvoja me njëra tjetrën që të kemi rezultate më të mira për të dyqytetet. Mulaku përmendi fushat që qeverisja lokale janë më të përcaktuar për të punuar e theks të veçant u dha arsimit, shendëtësisë, infrastrukturës ,bujqësisë dhe ndërrmrësisë sociale.

Fotografia e Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz