BallinaRegjionaleDy policë mezi e lidhin një qytetar, kalimtarët e xhirojnë skenën (video)

Dy policë mezi e lidhin një qytetar, kalimtarët e xhirojnë skenën (video)

Të ngjajshme

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para pak minutash në Vushtrri.

Në fshatin Nadakofc dy policë kishin shtrirë për toke një person të cilit i vënë prangat në duar.

Një udhëtar e ka xhiruar skenën dhe e ka dërguar në adresën e drenicapressit.

Në një moment polici i është drejtuar personit që ka xhiruar duke e pyetur se pse po xhiron, e i arrestuar i kanë thënë “qitne në televizion”!

Drenicapress ka kontaktuar, Avni Zahitin, zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës. Ai ka thënë se ky person është arrestuar sepse nuk ka zbatuar urdhërat e policisë.

“Është arrestuar një person nga njësia e trafikut rrugor, për mosperfillje të urdhërave të zyrtarve Policor. Rasti është proceduar në stacionin më të afërt në Vushtrri”, ka thënë Zahiti./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz