back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDështon Projektligji për Arsimin e Lartë, përplasen pozita e opozita

Dështon Projektligji për Arsimin e Lartë, përplasen pozita e opozita

Të ngjajshme

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Rritja e çmimit të energjisë, Hoti i ka opsion edhe protestat

Avdullah Hoti, sonte në Rubikon foli për shumë zhvillime...

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka arritur që ta dërgojë në rishqyrtim Projektligjin për Arsimin e Lartë.

Kjo ndodhi në mungesë kuorumi pasi që opozita e lëshoi demonstrativisht mbledhjen e komisionit në fjalë.

Paraprakisht janë zhvilluar debate të ashpra mes deputeteve në pushtet dhe atyre të opozitës.

Këta të fundit kanë thënë se projektligji në fjalë u tërhoq kryekëput me kërkesë të Listës Serbe dhe kjo sipas tyre po e bën Kosovën peng të tyre.

Ndërkohë, ka pasur edhe shumë diskutime se nëse serbët do të kërkojnë që ky projektligj të shkojë në bisedimet e Brukselit.

Ndërkohë, kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani e ka pranuar që ky projektligj është puro politik, njofton Klan Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz