Me mbjelljen e drunjve dekorativ pranë Fakultetit të Edukimit, kanë nisur aktivitetet për shënimin e Ditës së Tokës.
Bashkë me organizatën “Let’s Do it Kosova”, studentët kanë pastruar kampusin e Universitetit “Hasan Prishtina”, raporton KTV.
Përveç studentëve, aksionit iu bashkuan edhe përfaqësues të Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta.
Brenda kampusit nuk kishte vetëm mbeturina.
Një studente gjeti një kuletë të një kolegeje të saj nga Fakulteti i Edukimit, që u supozua t’i jetë vjedhur.
Me aktivitete vetëdijësuese për nxënës të shkollave fillore e të mesme nga vendi, Ditën e Tokës e ka shënuar edhe Ministria e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor bashkë me Komunën e Prishtinës, FSK-në e organizata të tjera.
Gjatë kësaj dite, janë larguar deponi ilegale mbeturinash nga Prishtina derisa edhe në komuna të tjera ka pasur aktivitete të ndryshme.