BallinaRegjionaleDrenasLladrovci dhe eurodeputetja Ward vizituan Qendrën për Promovimin e Drejtave të Grave...

Lladrovci dhe eurodeputetja Ward vizituan Qendrën për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci dhe eurodeputetja e Parlamentit Europian, znj. Julie Ward kanë vizituar znj. Kadire Tahiraj drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas dhe  aktivistet e kësaj organizate.

Eurodeputetja e Parlamentit Europian, znj. Julie Ward, gjatë vizitës që i ka bërë organizatës që promovon dhe mbron të drejtat e grave, ka thënë se i përkrahë dhe mbështet aktivitetet e tyre. Ajo është shprehur e kënaqur me punën e grave të kësaj organizate dhe ka thënë se zëri i tyre do të përçohet edhe në Parlamentin Europian për mbrojtjen dhe të drejtat e tyre.

Gjatë qendrimit në organizatë, ajo ka vizituar edhe ekspozitën e punëve të tyre të artizanatëve dhe është ndarë e kënaqur me vullnetin që kanë arritur të punojnë punime të ndryshme të artizanateve me motive kombëtare.

Ndërsa kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci ka falënderuar eurodeputeten Ward për këtë vizitë dhe ka njoftuar se Komuna e Drenasit është mbështetëse dhe përkrahëse e kësaj organizate ku i ka siguruar ambiente për zhvillimin e aktiviteteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz