back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës konfiskon mbi 50 kg marihuanë dhe arreston pesë të...

Policia e Kosovës konfiskon mbi 50 kg marihuanë dhe arreston pesë të dyshuar

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), më 21.04.2017,  në dy operacione të ndara konfiskon mbi 50 kg marihuanë:

Në magjistralen Prishtinë–Podujevë, gjatë realizimit të një operacioni policor, me 21.04.2017, DHTN-ja ka arrestuar katër të dyshuar, pasi janë zënë në flagrancë duke bërë shitblerjen e substancave narkotike. Në këtë operacion janë konfiskuar rreth 31 kg lëndë narkotike të llojit marihuanë, dy vetura (njëra me targa të Shqipërisë kurse njëra me targa të Zvicrës) dhe 6 telefona mobil.

Katër të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

–          A.J. lindur me 1974, mashkull, shtetas i Shqipërisë,

–          E.T. lindur me 1969, mashkull, shtetas i Shqipërisë,

–          Z.E. lindur me 1987, mashkull, shtetas i Kosovës dhe

–          A.E. lindur me 1996, mashkull, shtetas i Kosovës,

Lidhur me këto veprime është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prishtinë dhe me vendim të Prokurorit të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes prej 48 orë.

Më, 21.04.2017  rreth orës 15:25 , Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Njësia në Prizren,  nga burime të besuara ka pranuar informacione se në një mjet transportues (kamion), me targa vendore, pronë e një kompanie transportuese nga Vitia, në  mallrat (mobilet) që po transportonte për në Zvicër, kishte të fshehura një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike të llojit marihuanë.

Në Terminalin Doganor në Prizren, DHTN së bashku me Njësinë Policore K9 dhe Doganat e Kosovës ka kontrolluar kamionin e lartcekur. Gjatë kontrollimit, të fshehura në mobile, janë gjetur 34 paketime plastike në të cilat gjendej një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë  me peshë: 19 kg e 305 gram.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren  të dyshuarit A. B, lindur me 1995 m/k/sh, i është caktuar masa ndalimit policor për 48 ore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz