back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeDrenas, pastrohen dhjetëra deponi në ditën ndërkombëtare të tokës

Drenas, pastrohen dhjetëra deponi në ditën ndërkombëtare të tokës

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Me moton “Për një mjesdis të pastër”, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, ka organizuar aktivitet për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive ilegale në vendbanime me rastin e shënimit të Ditës së Tokës.

Ky aktivitet ka nisur fillimisht në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”, ku aksionit i është përgjigjur kreu i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, drejtoresha e DSHPE-së, znj. Lumnije Krapi, zyrtarë komunal, përfaqësues të organizatës CEDE, asambleist të Kuvendit Komunal, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, Kryqi i Kuq, Ndërmarrja “Pastrimi”, Stacioni Policor në Drenas, KFOR-i, të rinj nga Drenasi, Ndërmarrja e “Ferronikelit” dhe 11 Operator Ekonomik të Komunës së Drenasit që ishin; “Al-Trade”, “Korabi”, “Trasing Group”, “Vrellaku”, “Valdrini”, “Fer-Petrol”, “A&I Inginierig”, “Blinaja-Am”, “G-Ing”, “Shala.M” dhe “Kastrati-L”.

Ne kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, janë pastruar dhjetra deponi ilegale në vendbanimet, Tërstenik I dhe II, Shtuticë, Gllobar, Çikatovë e Vjetër dhe Çikatovë e Re, Drenas, Komoran I, II dhe III, Llapushnik, Nekoc, Negroc, Arllat, Korroticë e Epërme, Zabel i Epërm, Sankoc dhe vende të tjera ku ne secilin vendbanim janë larguar nga 3 e më shumë deponi ilegale.

Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, gjatë aksionit të pastrimit, ka përgezuar iniciativën për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive ilegale dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë ambientin.

“Komuna e Drenasit ka identifikuar 137 deponi ilegale dhe ato janë duke u pastruar, jo vetëm në shënimin e kësaj dite, por edhe nga kompania e kontraktuar nga Komuna. Fatmirësisht Komuna jonë ka shënuar përmirësim ne ruajtjen e mjedisit, ku tani shërbimi i menaxhimit të mbeturinave është shtrirë në gjithë territorin e Komuëns, ndërsa kanë pranuar këtë shërbim mbi 70 për qind e qytetarëve, mirëpo nuk duhet të jemi të vetëkenaqur, pasi që për të pasur një ambient të pastër duhet të kontribuojnë të gjithë qytetarët që mbeturinat t’i hudhin në vendet ku është e lejuar”, ka thënë kryetari Lladrovci.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz