Florentina Elezi asambleiste e Vetvendosjes, ndërsa Arta Xhylani dhe Shemsije Ladrofci nga PDK-së përfaqsuan Drenasin në Javën e Gruas 2017 .
Java e Gruas 2017 e organizar nga NDI në Prishtinë, u mbajtë me temën e përgjithshme “Deshifrimi i Integrimit Evropian”. Përgjatë një jave pjesëmarrësit u trajnuan për të folurit para publikut, zhvillimin e politikave, mediat sociale dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Gjithashtu kjo ngjarje ka ofruar një platformë diskutimi për cështjet më me interes për qytetarët e Kosovës duke u fokusuar në arsim, shëndetësi dhe punësim si pjesë e rëndësishme për zhvillimin vendit dhe integrimin Evropian./Drenica Press/