Mbi 30 tifozë të Manchester United humbën jetë pasi një kabllo elektrike ra mbi ta në momentin kur po luhej ndeshja mes United dhe Anderlechtit e vlefshme për Europa League.
Ngjarja ndodhi në Nigeri ndërsa policia deri në këto momente ka konfirmuar 7 të vdekur dhe 10 të plagosur rëndë, shkruan tabloidi britanik “Dailystar”, transmeton SYRI.net.
“Mendimet tona shkojnë për tifozët e bashkuar të Manchester United, miqtë dhe familjarët e tyre të tragjedisë në Calabar, Nigeri”, thuhej në reagimin zyrtar të Manchester United.
Kujtojmë që United pas 120 minutave lojë fitoi me rezultatin 2-1 duke u kualifikua për në gjysmëfinale të Europa Leagues. / SYRI.net /

