back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeEULEX-i ngre një aktakuzë për krime lufte në Kosovë

EULEX-i ngre një aktakuzë për krime lufte në Kosovë

Të ngjajshme

Lavrov: Nacionalizimi i mundshëm i NIS-it, nën kushte të caktuara

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov,...

Sulmi në “Ibër-Lepenci”/ Më 24 dhjetor nis gjykimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 24 dhjetorin si...

Dyfishohet çmimi i argjendit në Kosovë, ari është “i paprekshëm”

Çmimi i arit ka shënuar një rritje të konsiderueshme...

Lirimi i Kilajt, Haradinaj: Gjykatës Speciale i ra maska

Isni Kilaj, u lirua me kusht nga Gjykata Speciale...

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ka ngritur të enjten aktakuzë ndaj një ish-rezervisti të policisë, Z.V., për krimet që, siç thuhet, janë kryer në vitin 1999.

Sipas një kumtese të EULEX-it thuhet se një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzën ndaj Z.V, për ‘krimet që pretendohet të kenë ndodhur ndërmjet fshatrave Studime e Poshtme dhe e Epërme të Vushtrrisë dhe objekteve të Koperativës Bujqësore në Vushtrri më ose rreth datës 2 maj, si dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë të Komunës së Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje”.

Radio Evropa e Lirë mëson se bëhet fjalë për Zoran Vukotiq.

Ai është akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile përfshirë vrasje mizore dhe të paligjshme, sjellje jonjerëzore, shkaktim të vuajtjeve të mëdha, përdorim të masave të friëksimit dhe terrorit, marrje të pronës, vjedhje dhe plaçkitje në përmasa të mëdha, që nuk janë arsyetuar.

Prokurori ndërkombëtar e ka ngritur aktakuzën pas ekstradikmit të të pandehurit nga Mali i Zi. /REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz