BallinaLajmeTurqia dhuron 5 mijë pako ushqimore për familjet skamnore në Kosovë

Turqia dhuron 5 mijë pako ushqimore për familjet skamnore në Kosovë

Të ngjajshme

Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka njoftuar...

Bashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit politik Xhevdet Pozhari, është...

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Qeveria e Turqisë, përmes Zyrës së Kryeministrit, i ka dhuruar shoqatës humanitare “Bereqeti” që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, 5 mijë pako ushqimore të dedikuar për familjet skamnore.

Sipas drejtorit të kësaj shoqate, Fitim Flugajt, kjo nuk është hera e parë që Turqia ndihmon Kosovën në këtë formë.

Ai tregon për Ekonomia Online se kjo është hera e katërt me radhë që familjet me gjendje të rëndë ekonomike ndihmohen nga ky shtet.

Flugaj thotë se këto pako ushqimore do të shpërndahen në muajin ramazan.

“Është viti i katërt me radhë që shteti turk ndihmon me mijëra pako ushqimore Kosovën. Këtë vit na ka ofruar 5 mijë pako. Këto pako janë të dedikuara për familje skamnore të cilat do t’i shpërndajmë  gjatë muajt Ramazan”, ka thënë Flugaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz