BallinaLajmeVeseli fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë

Veseli fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa në ditën e parë është pritur në Abu Dhabi nga homologia e tij, Dr. Amal Abdullah Juma Karam Al Qubaisi, me të cilën kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërparlamentar, i cili ka për qëllim thellimin e marrë ieve bilaterale mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Kosova edhe pse është vend i vogël, mund të konsiderohet si model i identitetit, multikulturalizmit dhe i bashkëjetesës. Ne jemi të hapur dhe dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Kosovës duke nxitur investitorët tanë të investojnë në Kosovë”, ka thënë zonja Amal Abdullah Juma Karam Al Qubaisi.

Kryepalramentari kosovar, Kadri Veseli ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë për Kosovën gjatë dhe pas luftës, si dhe për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Tani është hapja e një epoke të re të një marrëdhënie me një vend i cili është shembull i zhvillimit ekonomik, në të njëjtën kohë edhe i tolerancës. Kemi të bëjmë me inciativa të drejtpërdrejta në Republikën e Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe që ta sjellin përvojën e tyre dhe në të njëjtën kohë kapitalin në vendin tonë. Shpresoj shumë se në përfundimin e kësaj vizite do të kemi edhe rezultate konkrete që ndërdhen me investime shumë milionëshe në Republikën tonë”, ka thënë Veseli.

Pas takimit me homologen e tij, kryeparlamentari Veseli ka takuar ministrin e shtetit për Punë të Jashtme, Dr. Anwar Bin Mohammed Gargash, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve në politikën e jashtme.

 

Displaying 2017_04_16_Veseli fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë (5).jpg

Displaying 2017_04_16_Veseli fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë (4).jpg

Displaying 2017_04_16_Veseli fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë (2).jpg

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz