Ramiz Lladrovci me ardhjen në pozitën e të parit të Drenasit e realizoj premtimin e dhënë për emërimin e 5 drejtoreshave në komunë.
Njëra ndër drejtoreshat e emëruara është edhe Flutra Avdiu, e cila u emërua drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport, transmeton drenicapress.info
Pavarësisht angazhimeve dhe obligimeve të shumta në punë, duket se drejtoresha Avdiu nuk e ka lënë anash as anën akademike.
Së fundmi ajo ka bërë një postim në rrjetin social facebook, ku ka treguar se pas një përkushtimi të gjatë dhe angazhimeve të shumta, ka arrit ta kaloj sfidën e madhe të një juriste duke e dhënë provimin e Jurisprudencës. /Drenica Press/