back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmePropaganda e mediave serbe kundër vëllezërve Haradinaj (Foto)

Propaganda e mediave serbe kundër vëllezërve Haradinaj (Foto)

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Mediat në Serbi ditët e fundit kanë intensifikuar propagandën kundër vëllezërve Ramush e Daut Haradinaj. “Blic” shkruan se Haradinajt janë të lidhur me organizata terroriste islamike, ndërsa “Kurir” thotë se Haradinajt po përgatiten për sulm ndaj serbëve, nëse Ramush Haradinaj ekstradohet nga Franca në Serbi, transmeton lajmi.net

Dje portali serb “Blic” ka akuzuar vëllezrit Haradinaj për lidhje me organizata terroriste islamike.

“Vëllezërit, Ramush e Daut Haradinaj përveç që dyshohen për krime lufte, kanë qenë të lidhur edhe me organizata terroriste islamike, poashtu janë caktuar si udhëheqës të një bande të fuqishme kriminale”, shkruan Blic.

Më tej, në këtë tekst thuhet se “grupi kriminal i njohur gjithashtu si Klani Haradinaj sipas BIA merret me tregtinë e armëve të paligjshme, trafikim të drogës, mallrave të akcizës, automjeteve të vjedhura dhe shantazh të popullsisë shqiptare”.

Kurse, mediumi tjetër serb “Kurir” sot ka shkruar gjoja se që po përgatiten sulme kundër serbëve në Kosovë, transmeton lajmi.net

“Kurir” ka shkruar se në bazë të informatave që gjoja i paska, të marra nga Shërbimi Sekret Informativ Serb në Kosovë, Ramush Haradinaj ka urdhëruar që në rast të dorëzimit të tij në Serbi, siç thotë gazeta, “të vriten e të digjen serbë në Kosovë”.

Më tej thuhet se ky shërbim sekret njofton duke thënë se “informatorët tanë janë në dijeni se vëllezërit Haradinaj kanë planifikuar sulm nëpër enklava dhe sulm në veri të Kosovës nëse ish – udhëheqësi i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Franca dorëzohet në Serbi”. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz